Rama: Çdo shkollë duhet të ketë fermën e vet, fëmijët nuk njohin kush është qeni e kush është delja!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga masat që qeveria pritet të marrë për sigurinë në shkolla për të gjithë nxënësit. Rama tha se qeveria ka gati marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe për një program të sigurisë, vendosjen nën monitorim digjital të shkollës, në çdo klasë apo korridor.
“Ne i kemi vënë oficer sigurie në shkolla. Jam dakord, lokalet. Ka qenë gjithë hashashi që futej në shkolla. E kemi shtuar numrin e oficerëve. Mes oficerëve që e bëjnë punën mirë. Por në këtë botë, kur teknologjia është bërë oportunitet. Mund të zgjidhim gjëra me të. Do mbyllim marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për një program të sigurisë në shkollë që është një nga sukseset e teknologjisë në atë shtet, vendosjen nën monitorim digjital të shkollës, në çdo klasë, korridor. Ka sjellë atje që është ndryshuar dinamika e jetës në shkollë. S’ka aty doli tek lokali. Me këtë sistem, që nga drejtoria e shkollës, do ta kenë shkollën në kohë reale pasqyrë. Për të parë kush hyn e kush del. Edhe mësuesit edhe nxënësit. Edhe prindi do vijë sa herë të dojë, të shikojë si rri fëmija në klasë. Me këtë program ata praktikisht e kanë çuar bullizmin në nivele minimale. Të qenit sikur po bën mësim në sytë e publikut, program që ka protokoll. Transformim shumë i madh. Të fokusohet vëmendja aty ku duhet. Dhe jo të shikohet nga të katër anët. Tek celulari kemi një diskutim. E kemi ndaluar në shkolla. Ka një nivel respektimi më shumë se e mendoja. Por ka toleranca. Kemi mundësi ta ndalojmë fare hyrjen e celularit në shkollë. Me kontroll digjital”, tha Rama.
Po ashtu kryeministri theksoi se në çdo shkollë duhet të futet programi i fermave, në mënyrë që fëmijët të jenë në kontakt me natyrën.
“Kam qenë shumë partizan i programit të fermës së shkollës. Çdo shkollë duhet të ketë fermën e vet, parcelën e vet që fëmijët të mos humbin farë kontaktin, mos t’iu duket sikur edhe domatet ua sjell TikTok, por ta dinë si mbillen, dalin. Është komplet e pabesueshme që të mos njohin dot kush është qen e kush është dele”, tha Rama./M.K-dritare.net