Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Arritja e sotme e Shqipërisë, e pamendueshme për diplomacinë vite më parë

Rama: Arritja e sotme e Shqipërisë, e pamendueshme për

Kryeministri Edi Rama flet sërish për arritjen e madhe të Shqipërisë sot. Për dy vitet e ardhshme vendi ynë do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Rama shkruan se kjo është një arritje historike që para disa vitesh nuk mendohej se do të realizohej.

“Historike. Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për dy vitet e ardhshme. Një arritje historike e pamendueshme vetëm deri jo shumë vite më parë për diplomacinë shqiptare. Mirënjohje të gjithëve për mbështetjen e madhe në votimin e sotëm të Asamblesë së Përgjithshme.”, shkruan Rama në Facebook ndërsa shpërndan mesazhin e ministres së Jashtme Olta Xhaçka./K.C/dritare.net