Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ralf Gjoni-Kryemadhit: Vetëm shtrirë në krevat mund t’ia hash veshin Ramës

Ralf Gjoni-Kryemadhit: Vetëm shtrirë në krevat mund t’ia

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka ironizuar deklaratën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila pak ditë më parë tha se, do t’ia hajë veshin kryeministrit, Rama. Gjoni tha se, vetëm shtrirë në krevat mund t’ia hajë veshin Ramës.

“Që të riformatojnë qeverisjen në këtë vend, duhet të riformatojmë reformën. Faleminderit zoti kryetar që ma ndërpret fjalën, por këtu është Parlament, që vjen nga latinishtja, fjalë… Pse e lidha çështjen për teatrin, ata që braktisën teatrit, ata që janë me ju treshe në krevat. Ato që kanë fantazi për ngrënie veshi. Si mund t’ia hash veshin atij! Se ai është i gjatë. Vetëm shtrirë në krevat mund t’ia hash veshin. Ne na duhet një kod i ri zgjedhor, sistem i ri zgjedhor. Na duhet që të kemi lista të hapura. Keni një propozim amerikan ditët e fundit. S’po futem danez, suedez. Keni një propozim që i hap rrugë hapjes së listave dhe i jep të drejtë qytetarit shqiptar që të votojë deputetet që duan. Hajde ta votojmë. Ne nuk duhet kolegë të opozitës, që të përfshihemi me aferat e tyre. Ndryshe vota jonë duhet të jetë kundër.”,- tha Gjoni./K.C/dritare.net