Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: Do t’ia ha veshin Ramës!

Kryemadhi: Do t’ia ha veshin Ramës!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa ishte ulur bashkë me protestuesit para Teatrit Kombëtar, tashmë të prishur, ka thënë se, do ta shkelë ligjin e kryeministrit, Edi Rama. Ajo shtoi se, vetëm një serb mund ta prishë teatrin. Ndër të tjera Kryemadhi tha se do t’ia hajë veshin kryeministrit, Edi Rama.

“Unë do ta shkel ligjin e Edi Ramës. Do qëndroj këtu sa të kemi mundësi. Unë mendoj se ky është reagimi im i momentit. Nuk i njoh ligjet e Edi Ramës. Nuk e njoh as Edi Ramën as kush është me Edi Ramën. Është territori i Shqipërisë dhe jo i Serbisë. Vetëm një serb mund të prishë Teatrin Kombëtar. Unë do t’ia ha veshin Edi Ramës. Kaq po të them!”,- tha Kryemadhi./K.C/dritare.net