Qytetarët ndryshojnë qëndrim për protestat/Ja sondazhi i Dritare TV!
Dritare.net

Sondazhisti i mirënjohur Eduard Zaloshnja, realizoi për Dritare TV rreth çmimeve të rritura dhe protestave ndaj tyre. Sondazhi u krye brenda 12 orësh sot (18 mars), duke shpërndarë 2000 SMS të rastësishme në gjithë territorin e vendit. Nga 2000 banorët e rastësishëm që morën SMS, e plotësuan pyetësorin 1501 banorë të rritur.
Pyetjet kryesore ishin “Kë fajësoni MË SHUMË për rritjen e ndjeshme të çmimeve?” dhe “Çfarë lloj protestuesish mendoni se kanë marrë pjesë MË SHUMË në protestat ndaj rritjes së çmimeve?”. Gjithashtu, të anketuarit u pyetën për gjininë, moshën, vendbanimin (urban-rural), si dhe për votën e tyre të 25 prillit 2021. Në këtë mënyrë, u krijua mundësia për të kontrolluar nëse kampioni statistikor ishte i balancuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për kampionin e ripeshuar statistikisht është plus/minus 2.9%.
Në grafikët e mëposhtëm, rezultatet e sondazhit të sotëm janë krahasuar me ato të sondazhit të para një jave (zhvilluar me të njëjtën metodologji nga Zaloshnja), për të matur efektin e zhvillimeve më të fundit. Nga krahasimi, duket se tendenca e uljes së çmimeve përmes Bordeve të Monitorimit të qeverisë dhe fushata mediatike kryeministrore ka patur efekt, nga vetëm 30% e banorëve të rritur që para një jave fajësonin më shumë Luftën në Ukrainë për rritjen e çmimeve, sot plot 49% mendojnë si arsye luftën në Ukrainë!
Grafiku 1

Para një jave, vetëm 36% e banorëve të rritur mendonin se në protestat për rritjen e çmimeve mbizotëronin militantët partiakë, ndërsa sot plot 45% mendojnë kështu.
Grafiku 2

Grafiku 3

/L.F-dritare.net