Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pylli i qukapikëve, një parajsë e fshehur!

Pylli i qukapikëve, një parajsë e fshehur!

Rezervati Natyror i Velipojës është një pikë tërheqëse për kryesisht për turistët e huaj në mënyrë të veçantë për shumëllojshmërinë e shpendëve që gjen në të. Prania e qukapikëve, është e zakontë, dhe jo pak, por aty mund të gjesh rreth 6 lloje. Biologia Aurora Piroviq për Dritare TV tregon se çfarë ka të veçantë rezervati i Velipojës!

Pylli i qukapikëve, një parajsë e fshehur!

“Këtu jemi pranë rezervatit natyror të Velipojës, pjesë e zonës së mbrojtur, Peizazhi Natyror i Mbrojtur i Lumit Buna. Këtu është një pyll me një sipërfaqe prej 638 hektarë dhe përfshin brenda kësaj sipërfaqeje 4 këneta shumë të rëndësishme të cilat jo vetëm ndikojnë në llojin e bimësisë por edhe janë habitate për shumë shpend. Është një pyll shumë i veçantë edhe për shkak të shumëllojshmërisë së shpendëve.

Por ajo që është me e veçantë është se kur vizitojmë këtë rezervat me turistë, hasim shumë lloje qukapikësh. Kur vijnë turistët, që janë të interesuar për të parë shpendë e kur më pyesin për qukapikë gjithmonë i sjell këtu, sepse këtu mund të shikosh 6 lloje qukapikësh”, u shpreh biologia Aurora Piroviq për Dritare TV./L.F-dritare.net