Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kë takoi dje në Kosovë, Hashim Thaçi? Ja çfarë thotë gazetari!

Kë takoi dje në Kosovë, Hashim Thaçi? Ja çfarë

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, doli dje për pak orë nga burgu në Hagë, për t’u kthyer në Kosovë. Kjo është hera e tij e parë në Kosovë, prej nëntorit të vitit 2020, kur u dërgua në Hagë.

Gazetari dhe analisti Gazmir Raci i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv, u shpreh se Thaçi nuk u rikthye në Kosovë për shkak të tensioneve në veri siç u aludua, por sepse gjendja shëndetësore e nënës së tij nuk ishte e mirë dhe ai ishte nën masa të rrepta sigurie.
“Hashim Thaçi ishte dje në Kosovë për një vizitë familjare. Mbrëmë u rikthye në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai shkoi me masa të rrepta sigurie në shtëpinë e prindërve, pasi kishte nënën sëmurë. Në shtëpi ishin vetëm dy prindërit dhe Thaçi. Asgjë tjetër. Thanë se erdhi për shkak të situatës së tensionuar, por nuk është e vërtetë. Thaçi është në një proces gjyqësor të padrejtë, i stërzgjatur dhe shpresojmë që lufta jonë për liri në atë gjykatë në fund të triumfojë.” , tha gazetari në DritareTv./K.C/dritare.net