Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse Amerika e bëri armik Berishën! Flet ambasadori!

Pse Amerika e bëri armik Berishën! Flet ambasadori!

Diplomati dhe studiuesi, Mal Berisha i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV foli për shpalljen non ngrata të Sali Berishës nga SHBA. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar tha se Amerika nuk ka dhënë asnjë provë për këtë vendim ndaj ish-kryeministrit shqiptar, ndërsa sulmoi sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken duke thënë se është ndikuar nga politika në Shqipëri për këtë vendim.

“Amerika e principeve e standardeve të ruajtjes së të drejtave të njeriut, nuk është ajo amerika që erdhi në Shqipëri në vitin 1991. Amerika nuk është e njtëjtë. Nëse në Shqipëri ndodh që të sulmohet një homoseksual, Amerika do të reagojë. Por si mundet që gratë e parlamentit dhunohen, deputetet opozitare nuk lejohen të futen në sallë, dhe Amerika të mos reagojë? Ajo që po ndodh tani është se në Amerikë, ka një shtet brenda shtetit, që lëviz fijet e shtetit të madh.

Unë mendoj se familja Soros dhe Blinken është një. Cila është simbolika e retorikës së Antoni Blinken, i cili erdhi në Tiranë dhe në takim me Edi Ramën, i cili akuzohet se korruptoi MC Gonigal, i tha se ai është lideri më i mirë në Ballkan? Ai sfidoi gjykatën e vendit të vet dhe kjo nuk është ndonjë nder për Amerikën.

Amerika duhet ta heqë non gratën për vetë faktin që nuk ka dhënë asnjë argument për shpalljen e Sali Berishën Non Grata”, tha zoti Berisha./L.F-dritare.net