Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia greke rrëzon akuzat: S’ka pasur ndalim të hyrjes për gjyqtaren e GJKKO!

Policia greke rrëzon akuzat: S’ka pasur ndalim të hyrjes

Gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë masë deportimi ose penalizimi në territorin e Greqisë. Kjo u konfirmua në mënyrë manuale, pra me hapjen e regjistrave manualë në Policisë së Greke në Kakavijë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Greke verifikoi të gjithë sistemin elektronik, në të cilin janë të regjistruar personat me problemet ligjore në vend dhe rezultoi se zonja në fjalë me të gjitha emrat dhe mbiemrat e përmendur në shkrimin e një gazete greke, nuk rezulton të kishte ose të ketë një ndalim të hyrjes në Greqi.

Pas këtaj, dy oficerë të policisë kanë verifikuar gjithë regjistrat manualë të viteve të përmendura ne artikull dhe rezulton se në këto regjistra nuk ndodhen këta emra, pra nuk ka asnjë masë procedimi për personin në fjalë./tch