
Kush fshihet pas sulmit të medias greke, ndaj Irena Gjokës!
Dritare.net
Analisti Namir Lapardhaja i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, tha se sulmi i medias greke ndaj gjyqtares Irena Gjoka nuk është një rastisi. Analisti u shpreh se fakti që ky artikull vjen pas takimit të përfaqësuesve të Rithemelimit me deputetin grek, ka një domethënie për këtë rast.
Ja çfarë tha zoti Lapardhaja në Dritare TV!
“Ajo që ka ndodhur dje në mediat greke nuk është një rrufe në qiell të hapur, por vjen si pasojë e një takimi mes drejtuesve të rithemelimit me deputetin grek të Janinës. Fill pas këtij takimi vjen edhe sulmi i medias greke. Shkrimi më shumë ishte me hipoteza se sa një shkrim me fakte.
Nuk di të them nëse është një rastësi apo çështje e mirë organizuar. Por gjasat janë që kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Ky lloj bashkëpunimi i politikanëve shqiptarë me komshinjtë tanë, është një fakt i vjetër historik dhe ngjan sikur historia po përsërit vetveten. Dikur bashkëpunonin me serbët kundër kundërshtarëve tanë politikë, pastaj bashkëpunonin me grekët, e me radhë”, u shpreh Lapardhaja në Dritare TV./L.F-dritare.net

















