
Pëllumb Xhufi: Pas ’90-ës shkuan dëm miliarda dollarë nga shkatërrimi i fabrikave dhe uzinave!
Dritare.net
Akademiku Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për shkatërrimin e fabrikave dhe uzinave pas 1990-ës. Xhufi u shpreh se miliarda dollarë për të ndërtuar fabrika dhe uzina që u çuan për skrap, u zhdukën.
“Problem nuk janë këto lëvizjet tona filo-jugosllavë, filo-sovjetikë pas prishjes me jugosllavët, filo-kinezë sepse përfitoi Shqipëria pasi u bënë fabrika dhe uzina. Problemi është pas ‘90-ës miliardat e dollarëve të harxhuara për bonifikimin e fushave, hapjen e rezervuarëve, sistemimin e tokave, fabrika të tëra të cilat u bënë skrap. Duke filluar nga diamanti që ishte Uzina e Azotit në Fier, ishte amerikano-italiane ajo. Edhe këto që ishin mund të mbijetonin për një farë kohe. Por ata i mbyllën menjëherë që në 1992-shin, i zhdukën.”, tha Xhufi në DritareTV./K.C/dritare.net

















