Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pazaret që u bënë përmes anijes La Vikinga në Shqipëri. Investitori norvegjez: Ja dyshimet!

Pazaret që u bënë përmes anijes La Vikinga në

“La Vikinga” ka qenë një anije që operonte si traget në Shqipëri. Kjo anije ka qenë aktive rreth viteve 1990 dhe ka ofruar shërbime transporti midis Shqipërisë dhe destinacioneve të tjera në Mesdhe. Operohej nga kompania “La Vikinga Lines”, një kompani ndërkombëtare e menaxhimit të anijeve dhe shërbimeve detare, me përvojë në rajone të ndryshme, përfshirë Shqipërinë, Italinë dhe vendet e tjera të Ballkanit. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, investitori norvegjez Bujar Zhuri, tha se mbetet e dyshimte se përse kur La Vikinga erdhi në Shqipëri në kohën kur kryeministër ishte Ilir Meta, kjo anije u ndryshua por emrin e mbajti të njëjtë.

“Anija La Vikinga që ka operuar dikur, ka qenë një anije e cila është marrë me lëvizjen e njerëzve. Pak kohë pasi nisi operimin në Shqipëri, u hoq kjo anije dhe u fut një tjetër me të njëjtin emër. Edhe sot e asaj dite nuk dihet motivi i ndërrimit të anijeve. Anija e para La Vikinga ishte norvegjeze. Por pse e bën këtë ndryshim lë shumë për të dyshuar. Dyshimet janë se mund t’i ketë shërbyer grupeve kriminale për transport droge”, u shpreh zoti Zhuri në Dritare TV./L.F-dritare.net