Pasaporta e vaksinave, drita në fund të tunelit për BE!
Dritare.net
BE ka për qëllim të vaksinojë 70% të popullsisë evropiane deri në fund të verës. Kjo nënkupton vaksinimin e 255 milionë personave. Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen u shpreh optimiste se ky është një qëllim që do të realizohet. Ajo u shpreh se do të duhen të paktën 3 muaj për të krijuar pasaportat e vaksinimit. Marrëveshja që u arrit sot mes krerëve të BE-në në një samit, parashikon përdorimin e disa të dhënave në pasaportë që siguron informacion mbi imunitetin e një personi ndaj Covid-19.
“Informacioni për vaksinimin, testin negative dhe zhvillimin e mundshëm të antitrupave, duhet të jetë i rëndësishëm në pikat kufitar”, tha von der Leyen.
“Brukseli do të vazhdojë të dialogojë me qeveritë për të përparuar në këtë drejtim deri në mars", shtoi presidentja e KE duke theksuar se "debati duhet të marrë parasysh rrezikun e diskriminimit dhe në të njëjtën kohë faktin se për shumë vende të BE turizmi është jashtëzakonisht i rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike dhe sociale ".
"Ne duam një pasaportë të gjelbër në të gjithë BE-në me të cilën mund të udhëtojmë lirshëm, për biznes dhe për të shkuar me pushime, si dhe më në fund të shijojmë ngjarje kulturore, dhe më shumë", shpjegoi Kancelari austriak Sebastian Kurz në Twitter. Kurz është midis udhëheqësve të kontaktuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, për të krijuar një koalicion për të nxitur nismën e pasaportës Covid, para verës. Ndër vendet që e konsiderojnë këtë diskutim të parakohshëm janë Gjermania, Holanda dhe Belgjika./L.F-dritare.net