Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Udhëheqësit e BE bien dakord: Do të krijojmë një pasaportë vaksíne

Udhëheqësit e BE bien dakord: Do të krijojmë një

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të krijojë një certifikatë vaksínimi kundër Covíd-19 që mund të lehtësojë kalimet kufitare dhe t'u lejojë njerëzve më shumë liri për të udhëtuar përsëri. Ky vendim u mor pasi krerët e BE-së u mblodhën në një samit për të diskutuar për koordinimin e menaxhimit të pandemísë. Mes temave të diskutimit ishte edhe mbyllja apo kufizimet e njëanshme të kufijve, ngadalësinë e përhapjes së vaksínave të BE-së dhe çështjen e të ashtuquajturave pasaportat e vaksínave. Përhapja e vaksínave: Pas një fillimi të ngadaltë të fushatës së vaksínimit të bllokut, debati i udhëheqësve të BE-së u përqendrua në përshpejtimin e autorizimeve të vaksínave dhe rritjen e niveleve të prodhimit. Qëllimi është që kjo të bëhet duke krijuar pajisje të reja prodhuese dhe duke hequr pengesat e shpërndarjes. Sipas një draft-deklarate, udhëheqësit thanë se kríza ishte larg fundit, veçanërisht pasi prodhimi dhe furnizimi i vaksínave ka ngecur, informon dritare.net

"Ne duhet të përshpejtojmë urgjentisht autorizimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksínave, si dhe vaksínimin. Ne gjithashtu duhet të rrisim kapacitetin tonë të mbikëqyrjes dhe zbulimit në mënyrë që të identifikojmë variantet sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të kontrollojmë përhapjen e tyre.", thuhet në një draft-deklaratë, e cituar nga The Associated Press./K.C/dritare.net