Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dokumenati që duhet ta keni gjithmonë me vete kur udhëtoni me kafshë!

Dokumenati që duhet ta keni gjithmonë me vete kur udhëtoni me

Në episodin e kësaj të shtunë të emisionit “Pyet veterinerin”, veterinerja Bruna Mazari na jep disa këshilla se si ta bëjmë më të lehtë udhëtimin me kafshët shtëpiake. Veterinerja thotë se gjithmonë kur udhëtoni me kafshë, duhet të merrni me vete pasaportën dhe certifikatën që tregon se kafsha është e shëndetshme.


“Kur bëjmë udhëtime të gjata, përveç tabletave me enzima, që duhet t’u jepni kafshëve, duhet të merrni me vete librezën, që është pasaportë, si pasaporta jonë. Aty janë të shënuara vaksinat antiparazitare, mjekime që kemi bërë,. Shërben për të vendosur një firmë nga mjeku, që konfirmon që kjo kafshë është mirë nga ana shëndetësore dhe mund të udhëtojë. Po ashtu plotësojmë edhe një certifikate shëndetësore, ku shënojmë emrin, datëlindjen, emrin e pronarit. Japim miratimin që kafsha është e shëndetshme pas vizitës klinike që i bëjmë.”, thotë mjekja veterinere në DritareTV./K.C/dritare.net