Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si ta bëjmë udhëtimin me kafshët më të lehtë! Flet veterinerja

Si ta bëjmë udhëtimin me kafshët më të lehtë!

Në episodin e kësaj të shtunë të emisionit “Pyet veterinerin”, veterinerja Bruna Mazari na jep disa këshilla se si ta bëjmë më të lehtë udhëtimin me kafshët shtëpiake.


“Macet duke qenë se bëjnë një jetë shumë të mbyllur, ato stresohen shumë kur ne i nxjerrim jashtë. Ne mjekët sugjerojmë disa tableta, kapsula që janë disa enzima që i relaksojnë kafshën në momentin që i marrin. Janë biologjike, bimore, nuk janë të dëmshme për kafshët. Ato janë shumë të shëndetshme, të lehta, që u japin kafshëve një qetësi dhe gjatë udhëtimit mund të flenë, janë të qeta. Ashtu si njerëzit, mund të ndodhë që kafshët të vjellin gjatë udhëtimit, por është e rëndësishme që mos i ushqejmë një ose dy orë para udhëtimit. Ne mjekët sugjerojmë që në moshë të vogël ta merrni kafshën me vete në shëtitje të shkurtra, në mënyrë që ato të mos tremben, të mos u duket sikur ju do i braktisni.”, thotë veterinerja në DritareTV./K.C/dritare.net