
Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, ka vendosur maskë gjatë një vizite në një qendër që ndihmon nënat beqare dhe fëmijët e tyre. Kjo është hera e parë, që ajo vendos maskë në publik, që prej fillimit të pandemisë.
Ishte Donald Trump, ai që u 'dorëzua' i pari, duke vendosur maskë për herë të parë gjatë një takimi në spitalin ushtarak, ditën e djeshme. Prej aty, ai tha se asnjëherë nuk ka qenë kundër vendosjes së maskave, por sipas tij, ka një vend dhe një kohë ku duhet mbajtur ajo./L.F-dritare.net

















