
Bllokuan foltoren/ Përjashtohen nga Kuvendi, Berisha dhe 4 deputetët e PD
E Premte 27 Janar 2023, 11:11
Dritare.net
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i paraqiti sot një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për të marrë masa disiplinore për kreun e PD-së Sali Berisha dhe mbështesve të tij, pas tensioneve që shkaktuan dje gjatë seancës parlamentare.
Këshilli i Etikës miratoi kërkesën e socialistëve për përjashtimin e Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tjerë të grupit të tij pasi bllokuan dje foltoren dhe punimet e Kuvendit. Është përjashtuar për 10 ditë Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi.
Një ditë më parë Berisha dhe vartësit e tij bllokuan foltoren e Kuvendit pasi Nikolla nuk pranoi kërkesën e tyre për të diskutuar për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së./K.C/dritare.net

















