Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Si nisi sherri në Kuvend!

Foto/ Si nisi sherri në Kuvend!
Rinisja e seancës parlamentare në Kuvend u shoqërua sot me tensione. Pasi u përcollën izraelitët që ishin mbledhur në Kuvend për të kujtuar viktimat e Holokaustit, Sali Berisha me mbështetësit e tij bllokuan Foltoren e Kuvendit.

Foto/ Si nisi sherri në Kuvend!

Sali Berisha kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për të diskutuar çështjen e agjentit të FBI-së, por kjo kërkesë nuk u pranua dhe ai bllokoi Foltoren. Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të paraqitej në seancë dhe të përgjigjej për lidhjet me ish-zyrtarin e FBI-së që u arrestua në SHBA dhe u lirua një ditë më parë.

Foto/ Si nisi sherri në Kuvend!

Megjithëse kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen, Berisha nuk u step dhe vijoi të hedhë akuza ndaj qeverisë. Rreth Berishës dhe vartësve të tij u mblodh edhe Garda e Republikës. Në një moment deputeti i PD-së Gazmend Bardhi revoltohet dhe shkon drejt ministreve. Ai merr diçka nga tavolina e Margaritit dhe tenton ta hedhë, por ndalohet nga forcat e Gardës. Më pas iu drejtua kryetares së Kuvendit Nikolla, por nuk dihet çfarë po i thoshte.

Foto/ Si nisi sherri në Kuvend!

Nisur nga kjo situatë Nikolla vendosi të përjashtojë nga Kuvendi, Berishën, por ai nuk e mori për bazë. Në këtë mënyrë, pasi votuan çështjet e ditës, Nikolla mbylli seancën edhe mazhoranca u largua nga Kuvendi, ndërsa opozita qëndoi edhe për disa minuta të tjera.

Foto/ Si nisi sherri në Kuvend!

Pasi u mbyll seanca Berisha dha një deklaratë për mediat ku u ndal sërish në takimin e Edi Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Berisha thotë se Rama e ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë, ndërsa e akuzon se i ka dhënë para për ta përdorur kundër opozitës shqiptare./K.C/dritare.net


Foto/ Si nisi sherri në Kuvend!Foto/ Si nisi sherri në Kuvend!