Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas hapjes së spitalit Covid 3, Manastirliu ka një mesazh për shqiptarët!

Pas hapjes së spitalit Covid 3, Manastirliu ka një mesazh për

Rritja e infeksioneve ka bërë që të hapet edhe spitali Covid 3, në Tiranë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan në Facebook se, ky spital do të drejtohet nga një ekip mjekësor i kualifikuar, nga ata që kanë qenë tek Infektivi dhe në struktura të tjera spitalore.

“Siç e kishim thënë, pas plotësimit të vendeve në spitalet Covid-1 dhe Covid-2, kemi hapur Spitalin Covid-3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standardet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor. Që nga fillimi i pandemisë, nuk e kemi ndërprerë për asnjë moment trajnimin e personelit infermieror, që do të shërbejë në spitalet tona Covid. Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trajnuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë. Siguroj qytetarët shqiptarë se nuk e kemi ndalur dhe nuk do ta ndalim asnjë çast punën dhe për t’i ofruar çdokujt që ka nevojë, shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor.

Dhe në fund, si gjithmonë, kam një lutje:

Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat:
maska; distanca; higjiena.”- shkruan ministrja në Facebook./K.C/dritare.net