Parajsa e fshehur mes Alpeve/Rama: Ja Puka e rilindur!
E Premte 19 Mars 2021, 17:05
Dritare.net
Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga Puka. Qyteti ka pësuar një transformim veçanërisht vitet e fundit, duke u kthyer në një atraksion turistik për 12 muaj.
“Bukuritë përrallore që askush nuk i shkelte, sot janë kthyer në një qytezë mikpritëse për vizitorë e turistë të huaj, në ndihmë të bizneseve me produkte të zonës, shëmbëlltyrë e pamohueshme e Rilindjes Urbane, nga Veriu në Jug”, shkruan Rama në facebook-un e tij.
Dritare i ka kushtuar një episod në Shqiptarë të Mrekullueshëm. Nëse do të mësosh se çfarë ka të veçantë ky qytet ndiq emisionin e plotë./L.F-dritare.net