Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pamje të rënda! Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht një person në Kosovë!

Pamje të rënda!  Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht

Reperi Noizy së bashku me grupin e tij ka dhunuar një person në Kosovë, brenda diskotekës Sancy rreth orës 03:00 të mëngjesit. Mësohet se viktimë e kësaj dhune është Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok si “Medi” dhe një familjar të tij, Bekim Hardergjonajn.

Sipas mediave kosovare, i përfshirë në këtë konflikt ka qenë edhe Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi, i cili kishte thirrur qëllimit në diskotekë, Isenin për t’u takuar në një ambient me Noizy-n. Iseni dhe shoku i tij u përballën me Noizyn dhe 7 persona të tjerë të grupit të tij, duke u dhunuar me doreza hekuri dhe sende të forta. I riu ka mbetur i plagosur rënë në kokë dhe trup, ndërsa policia në raportimin e saj, konfirmoon se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”.

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe para dy vitesh, ku fansat e reperit kanë qëlluar me grushte Medi Isenin gjatë një koncerti./M.K-dritare.net