Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nuk jemi në garë, s’kemi pse i dëshmojmë fqinjëve historinë tonë. Flet studiuesi Ylli Rugova

Nuk jemi në garë, s’kemi pse i dëshmojmë fqinjëve

Sot në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv ishte i ftuar Ylli Rugova studiues i Tipografisë dhe alfabeteve të shqipes. Në nisje të emisionit Rugova u pyet nga gazetarja Rudina Xhunga për debatin nëpër televizione mes pseudogjuhëtarëve për lashtësinë e gjuhës shqipe. Studiuesi u shpreh se ideja e historisë është që ta kuptojmë të kaluarën, jo të dëshmojmë diçka. Ne, thotë Rugova, nuk jemi në garë me popujt fqinjë për të dëshmuar kush e ka gjuhën më të lashtë. Në duhet ta kuptojmë historinë, të gjurmojmë dhe studiojmë dokumentet për të njohur të kaluarën tonë, jo për t’ia dëshmuar të tjerëve.


“Është kjo nevoja që të përdoret historia për të dëshmuar diçka. Kur në fakt ne nuk kemi nevoje të dëshmojmë asgjë. Ideja e historisë është që ta kuptojmë të kaluarën, jo të dëshmojmë diçka. A thua ne jemi në garë të vazhdueshme me popujt fqinjë të Ballkanit, domethënë me serbët, grekët, rumunët që do dëshmojmë jo ne e kemi bërë të parët këtë, jo ju e keni bërë më pas. Historia nuk duhet të jetë në këtë mënyrë. Historia është vetëm gjurmim i dokumenteve, dëshmive, burimeve për ta njohur të kaluarën e një rajoni, populli, hapësire. Prandaj ka qenë pak sfiduese edhe titulli i librit tim “Tipografia shqiptare 1555-1912”, sepse nuk kemi dashur të ngarkohemi me këtë elementin e dëshmimit të lashtësisë edhe me vetë idenë se po bëjmë diçka për popullin shqiptar. Natyrisht është me shumë rëndësi që të studiohet albanologjia, por jo me qëllimin e dëshmimit të diçakje, por vetëm të njohjes së të kaluarës sonë.”, tha studiuesi në studion e DritareTV./K.C/dritare.net