
Noteri që foli për licencën e Luizit: Top Channel më preu intervistën!
Dritare.net
Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, ka reaguar pas intervistës së dhënë për “Big Brother VIP Fan Club”, ku thuhej se Luiz Ejllit, i është hequr licenca e noterit në vitin 2021.
Në një postim në rrjete sociale ai se deklarata e tij është nxjerre jashtë kontekstit.
“Te dashur fansa te Luizit. E ndjej te domosdoshme te bej nje sqarim.. Qellimi im ne intervisten e dhene ka qene pozitiv .
Te nxjerr ne pah vlerat e Luizit dhe te sqaroj marredheniet e tij me ushtrimin e profesionit te noterit...
Ne intervisten time kam theksuar se ne momentin e ndarjes se licencave ne Ministrine e Drejtesise kam dhene disa porosi per te gjithe te licencuarit .
Te gjithe i priten mire por ishte Luizi qe me ndaloi dhe me pergezoi e falenderoi per keshillat e dhena dhe ne syte e ketij djaloshi une pashe entuziazmin, pasionin e pergjegjesine per detyren e re qe po merrte . Po ashtu kam theksuar se gjate ushtrimit te detyres Luizi si noter nuk ka pasur aspak probleme.
Kam sqaruar se Luizit i eshte hequr licenca nga Ministria e Drejtesise vetem per faktin se per nje periudhe te perseritur 60 ditore nuk e ka mbajtur zyren hapur, gje e cila eshte ne kundershtim me nenin 63 te ligjit " Per Noterine"
Po ashtu kam theksuar se ne komunitetin tone ne kemi shquar Luizin si nje djale simpatik qe ndjellte gezim ne cdo mjedis tonin.
Intervista ime ishte e gjate me pyetje pergjigje dhe nuk e kuptova perse ishte reduktuar ne 2 - 3 fjali dhe per me teper ne vazhdim te qendrimit te intervistes se dhene nga i intervistuari i meparshem. Eshte e drejte e redaksise se televizionit te reduktoje intervisten ashtu sic eshte e drejta ime ta paraqes ate ashtu sic e kam dhene”, shkruan Laçej.
Më herët u publikua një intervistë e ish-kryetarit të Dhomës së Noterëve të Tiranës, Artan Treska, e cila ngjalli shumë reagimi, pasi thuhej se Luizi e “e ka përdorur kartën e sëmundjes edhe më herët”. Në vijim të bisedës së Treskës, u publikua një intervistë e shkurtër me noterin Fatmir Laçej i cili fliste për arsyen e heqjes së licencës. Për shkak të reagimeve të shumta dhe një lloj ‘revolte’ nga fansat e Luizit, Laçej u detyrua të bëjë një tjetër reagim për ngjarjen në fjalë./L.F-dritare.net

















