Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në instagram askush se njeh virusin!

Në instagram askush se njeh virusin!

Nëse lundron në rrjetet sociale, është e sigurtë që do ta harrosh koronavirusin. Një panoramë ndryshe e realitetit. Kjo verë ishte parashikuar shumë ndryshe nga të gjitha vitet e kaluara për shkak të pandemsië. Pa ‘beach bare’, pa festa, grumbullime. Por në fakt, po ndodh krejt e kundërta. Ky sezon veror është i njëjtë me të tjerët.

Në instagram askush se njeh virusin!

Në fillim të korrikut shumë prej klabeve më të njohura në vend, si në kryeqytet, Durrës dhe jug, kanë njoftuar hapjen e festave. Koncertet me këngëtarë kanë nisur. Grumbullime masive mes të rinjsh duke festuar sikur virusi kurrë mos të kishte ekzistuar janë një imazh normal tashmë në instagram. Kjo vjen në një kohë kur kurba e infektimeve në vend por rritet me numra të frikshëm. Ditëlindje, festa, plazhet plot grupe-grupe, duket se virusi nuk i tremb aspak të rinjtë shqiptarë./L.F-dritare.net