Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndërron jetë papritur Arben Tafaj!

Ndërron jetë papritur Arben Tafaj!

Arben Tafaj politikani dhe drejtuesi i Shoqatës Tirana, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Zoti Tafaj ka qenë në ambientet e shtëpisë së tij kur është rrëzuar aksidentalisht në shkallë dhe ka ndërruar jetë.

Kush ishte Arben Tafaj?

Ndërron jetë papritur Arben Tafaj!

Arben Tafaj, me profesion ekonomist (është diplomuar në Fakultetin Ekonomik në vitin 1986), rrugëtimin për të garuar por postin më të lartë të bashkisë së madhe, atë të Tiranës, e ka me rekordet më të pasura se të gjithë rivalët e tij të shpallur e të pashpallur ende deri tani nga partitë por dhe të pavarurit. Tafaj, është zyrtari i zgjedhur me votat e qytetarëve me tre mandate radhazi, ku çdo herë ka rritur me progresion votat e tij. Kryetari i njësisë bashkiake numër 8 “aventurën” politike e ka nisur në zgjedhjet e vitit 2003 ku ka fituar 4,570 vota, apo 48.65 %. Në zgjedhjet e vitit 2007 ka marrë 6,734 vota, apo 56.85 % dhe në zgjedhjet e vitit 2011, Arben Tafaj ka fituar 9,634 vota ose 59.21 %.

Ndërron jetë papritur Arben Tafaj!

Së bashku me disa miq të tij, drejtonte shoqatën “Tirana”, një grupim civil që për gjithë këto vite ka promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj qytetare të qytetit, të cilën e ka shikuar dhe si një instrument për të komunikuar me shoqërinë dhe me organizma të rëndësishme homologe komunitare. Pikërisht në krye të shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj, krijon profilin e një drejtuesi që komunikon, hedh ide, por dhe mbron me forcë vlerat e njerëzve që përfaqësonte.

Ndërron jetë papritur Arben Tafaj!

Këtë e ka bërë edhe pasi u zgjodh si kryetar i njësisë bashkiake numër 8 me propozimin e shoqatës “Tirana”. Edhe pse nuk është bërë shumë bujë, Arben Tafaj, ka qenë propozuesi dhe lobuesi direkt i ndërtimit të pedonales në rrugën “Murat Toptani”, kur dolën themelet e Kalasë së vjetër të Tiranës. Në atë kohë, Tafaj grupoi së bashku si zyrtarët e bashkisë së drejtuar nga Edi Rama dhe qeveritarët e Berishës për të ndaluar kalimin e automjeteve në një vend me trashëgimi historike për kryeqytetin. “Murat Toptani” është e vetmja rrugë në Tiranë ku nuk lejohet qarkullimi i makinave./L.F-dritare.net