Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndër të parat kontabiliste, Luke: Maskilizmin e sfidova, racizmin jo!

Ndër të parat kontabiliste, Luke: Maskilizmin e sfidova, racizmin jo!

Flutura Luke ndër të parat eksperte kontabiliste në vend, thotë se nuk e ka ndjerë maksilizmin në profesionin e saj, aq sa ka ndjerë racizmin. E ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, zonja Luke e cila e ka ushtruar profesionin e saj në dy sisteme, bën diferencën duke thënë se në demokraci, ka hasur më shumë vështirësi.

“Pas vitit 1997 nisa të punoj për vete. Në vitin 1994 nisi privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore. Unë jam ndër të parat kontabiliste që jam licencuar në Tiranë.

Jemi testuar për 2 vjet radhazi, dhe në vitin 2000 morëm licencat, 21 veta për Tiranën nga 1500 veta që hynë në provim. Tani ka më shumë ekspertë.

Sot kam një zyrë time private. Krahasuar me vitet e para, vërehet një rënie e punës. Kjo edhe për shkak të privatizimit të kompanive. Ka shumë biznese sot që kalojnë pa auditime. Por unë punoj në disa drejtime, merrem gjithashtu me kurse kontabiliteti, për studentët që mbarojnë shkollën.

Shumë e vështirë ka qenë për mua të punoj në një shoqëri maskiliste dhe raciste. Racizmi në Shqipëri është shumë i ndjeshëm. Nuk e ndjej te miqtë dhe shokët, por kryesisht në ambiente të reja. Për shembull, nxjerr kërkesën për ekspertë kontabël. Kur flasim në telefon kanë një tjetër komunikim, ndërsa kur takojmë, e zvarrisin çështjen. Sa hyj në zyrë, ka një reagim ndryshe.

Dikur nuk ishte njësoj. Dikur jepej urdhër. Kishe një zyrë ku ankohej. Ishte e dënuar dhe po të akuzoje që dikush më ofendoi bëhej gjyq dhe mund të dënohej”, u shpreh zonja Luke në Dritare TV./L.F-dritare.net