Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndarja nga jeta e mjekut, Arjan Pushi/ Manastirliu: Dha kontribut të pashlyeshëm për mjekësinë shqiptare!

Ndarja nga jeta e mjekut, Arjan Pushi/ Manastirliu: Dha kontribut të

Ditën e sotme ndërroi jetë nga koronavirusi, mjeku dhe profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Arjan Pushi. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka shprehur ngushëllimet familjes për këtë humbje të madhe. Manastirliu shkruan në Facebook se, mjeku Pushi ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm për mjekësinë shqiptare.

“Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite. Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza. Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm. U prehsh në paqe Profesor Pushi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!”, shkruan Manastirliu./K.C/dritare.net