Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur, viktima e parë nga bluzat e bardha në Shqipëri

Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur, viktima e parë nga bluzat

Mjeku i njohur hematolog, Arjan Pushi ka humbur jetën, pas betejës së gjatë me koronavirusin. Lajmin e hidhur e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë. Sipas ministrisë, mjeku Pushi nuk mundi të mbijetojë pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./K.C/dritare.net