Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nard Ndoka: Votat e mia u vodhën nga PD, aleatët u sakrifikuan që Basha të rritej

Nard Ndoka: Votat e mia u vodhën nga PD, aleatët u sakrifikuan që

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka u shpreh sot se votat e tij më 25 prill u vodhën nga PD-ja. Ndoka tha se aleatët u sakrifikuan që Basha të bëhej lider.

“Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja. Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë nga komisionerët partiak. PD është një parti e madhe e hapur, mund të operohet dhe me lidershipi, Basha tentoi që të dilte ai si lider i kësaj partie dhe nuk ia arriti. Ne kemi bërë sakrificë që dhe Basha të rritej dhe djegia e mandateve.

Në shtator-tetordo të ketë një vendimmarrje përfundimtare për vazhdimësinë e tij, apo për kryetarët e partive të tjera. Gabim fatal një marrëveshje transparente me aleatët, nëse opozita do dilte me një listë, bashkë me LSI, Basha sot do ishte kryeminisër. Basha ndërtoi një fushatë individuale, i përjashtoi aleatët dhe i luftojë, nuk ka qenë e dukshme, por ne e kemi ndjerë këtë. Jo mbështetje, se nuk kemi oritur mbështetje nga Basha, por nuk krijoi frymën, Basha e kishte këtë epërsi, ndryshe nga Basha. Nuk fliste për ekip, por “unë”, e fokusoi fushatën te vetja e tij, dhe ia hoqi vetes mundësinë që të krijonte një frymë dhe të krijonte një ekip përballë Ramën.

Pamë një përballje me 2 koka, me Ramën i cakorduar, por i qartë, e dinte masën që kërkonte ishte i qartë për 74 mandate, ishte transparentë. Nuk pati kontakte, nuk përcolli informacione me to, madje i shmangu aleatët dhe i dëno."- tha Ndoka.

Ju kujtojmë se pak ditë më parë Nard Ndoka dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokristiane, pas humbjes së madhe që pësoi më 25 prill. PDK-ja doli me një rezultat të ulët në zgjedhje, pasi nuk nxori asnjë deputet. Në shtator do të mblidhet kryesia e PDK-së dhe do të zgjedhin kryetarin e ri./K.C/dritare.net