Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nard Ndoka nuk do të jetë më kryetar i PDK: Basha ishte një dështim në karrierën time

Nard Ndoka nuk do të jetë më kryetar i PDK: Basha ishte një

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka tha sot se nuk do të jetë më kryetari i kësaj partie pas humbjes më 25 prill. PDK-ja doli me një rezultat të ulët në zgjedhje, pasi nuk nxori asnjë deputet. Ndoka u shpreh në Top Talk se në shtator do të mblidhet kryesia e PDK-së dhe do të zgjedhin kryetarin e ri. Ndoka tha ndër të tjera se koalicioni me liderin e opozitës Lulzim Basha ishte dështim, ndërsa fajëson veten që i besoi kryedemokratit.

“Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Ajo kompani që e këshillonte, nuk e di realitetin shqiptar, atë e dimë ne. Sondazhet e nxirrnin opozitën mbi 78 mandate. Ne kishim realitet tjetër, ndërkohë që Basha po ecte në fushë të gabuar. Rama me mua ka qenë më transparent, Basha ishte një dështim në karrierën time.”, tha Ndoka ndër të tjera./K.C/dritare.net