
MSH sërish thirrje: Kush mundet, të punojë nga shtëpia!
Dritare.net
Përpos thirrjeve për të zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë për të shmangur rrezikun e infektimeve, Ministria e Shëndetësisë, sot i bëri thirrje bizneseve që kur është e mundur, t'i lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia.
"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një here qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura. Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni", thuhet në njoftimin e ministrisë./L.F-dritare.net

















