
Mjekja thirrje qytetarëve: Mbroni veten! Me simptomën e parë që keni, drejtohuni te doktori!
Dritare.net
Në një prononcim për gazetarët, mjekja Silvana Bala, ka folur mbi situatën me koronavirusin në spitalin Covid2, ku ajo punon. Bala u bëri apel qytetarëve që të drejtohen për mjekim që në simptomën e parë që do të kenë.
“Puna në spitalin COVID 2 është e madhe. Simptomi i parë që pacientët kanë temp, dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, probleme gastrointestinale duhet t’i drejtohen mjekut. Kështu mund të nisin menjëherë mjekimin.”, u shpreh Bala.
Mjekja gjithashtu foli edhe për humbjen e pneumologut Anibal Byberi, duke thënë se e njihte mirë atë, e fakti që ishte mbi peshë e rrezikoi më shumë.
“Anibali ka qenë një nga shokët e mi të afërt. Ka kryer specializimin në spitalin tonë dhe punonte si mjek familje në Tropojë. Ka ardhur dje pasdite vonë në spital. Sot kam marrë vesh për humbjen e tij. Kam një keqardhje dhe i shpreh ngushëllime familjes. Anibali ishte pacient me një peshë shumë të madhe dhe normalisht tek pacientët që shoqërohen me sëmundje të tjera COVID-19 po erdhi me vonesë nuk përballohet.”, tha ajo.
Bala bëri thirrje që të gjithë të vendosin maska, pasi të ofron 70% mbrojtje.
“Mbrojeni veten sepse duke mbrojtur veten mbroni dhe të tjerët. unë shikoj se çfarë bëhet me këtë sëmundje tek prindërit tanë. Nuk ka shumë të rinj, 10 ose më pak, janë nga 25 deri në 40 vjeç. Ke mosha të kaluara që luftojnë me jetën për ta fituar atë.”, u shpreh mjekja./K.C/dritare.net

















