Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U shtrua në spital në gjendje të rëndë, koronavirusi i merr jetën mjekut pneumolog

U shtrua në spital në gjendje të rëndë, koronavirusi i

Është shënuar viktima e tretë nga koronavirusi në radhët e bluzave të bardha. Mësohet se ka ndërruar jetë mjeku Anibal Byberi, pasi ishte shtruar në spitalin Covid2, "Shefqet Ndroqi". Ditën e djeshme, Byberi u shtrua në gjendje të rëndë në spital, ku është vënë menjëherë në intubim. Por gjendja e tij u rëndua, duke i marrë dhe jetën.

Pneumologu, Anibal Byberi ka punuar mjek në Tropojë, si dhe ka drejtuar Spitalin e Tropojës. Ky është mjeku i tretë që ndërron jetë nga koronavirusi. Më parë humbën jetën dhe hematologu Arian Pushi dhe mjeku nga Puka Hysni Shkjau./K.C/dritare.net