Meta për urdhrin e Biden: E përshëndes. Lufta kundër korrupsionit, prioritet i të gjithëve!
		                        	E Premte  11 Qershor 2021, 13:01
		                            
		   	    			Dritare.net

Sot në konferencën për shtyp Ilir Meta u pyet për urdhrin Ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden për të futur Shqipërinë në listën e vendeve qe parashikon sanksione ndaj atyre qe shkatërrojnë demokracinë ne Ballkan. Në konferencën për shtyp, Meta u shpreh se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i të gjithëve.
"E përshëndes si vendim, Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i të gjithëve", tha Meta./L.F-dritare.net
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
