
Ambasadorja Kim flet pas urdhrit të Biden: Ndëshkim për personat e përfshirë në korrupsion!
Dritare.net
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ripërsëritur sot thirrjen e presidentit të SHBA-së Joe Biden për të bllokuar pasuritë dhe hyrjen në shtetin e tyre të disa personave që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihej edhe Shqipëria. Kim postoi në Twitter qëndrimin e Anthony Blinnken ndërsa thotë se korrupsioni ndikon drejtpërdrejt në politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe kjo është arsyeja pse po promovojnë llogaridhënien.
“Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe mirëqenien ekonomike të SHBA-së dhe partnerëve dhe aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm… ", shkruan Kim në Twitter./K.C/dritare.net

















