Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta i përgjigjet ambasadores Kim: Presidenti nuk bën lojëra, maskat kanë rënë!

Meta i përgjigjet ambasadores Kim: Presidenti nuk bën lojëra,

Këtë mëngjes, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim bëri thirrje që të mos luhet e bëhet pazar me Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore. E ndërkohë, kësaj deklarate iu përgjigj edhe presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një konference në medie. Meta u shpreh sot se, maskat kanë rënë dhe se ai nuk bën lojëra. Presidentit thotë se, ambasadorja Kim ka të drejtë, pasi sipas tij ka katër vjet që shohin vetëm lojëra dhe asnjë produkt konkret

“Kur kam parasysh këshillin politik, kam parasysh jo vetëm atë të reformës zgjedhore, të gjitha çështjet që kërkojnë zgjidhje nga BE kërkojnë përfshirjen e opozitës reale. Ndaj janë dhënë këto kushte se kemi problem me legjitimitetin e sistemit demokratik, që nga parlamenti, gjykata kushtetuese dhe kërkohet rivendosja e legjitimitetit të institucioneve, unë kam 4 vjet që u them stop lojëra me reformën në drejtësi. Ambasadorja e SHBA ka shumë të drejt, kaluan 4 vjet dhe shohim vetëm lojëra dhe nuk shohim produkt konkret, shikoni renditjet e Shqipërisë, shikoni kushtet në 2016 që kur u dha rekomandimi pozitiv dhe shikojini sa janë tani. Pra maskat kanë rënë, presidenti nuk bën lojëra.”,- tha Meta./K.C/dritare.net