Ambasadorja amerikane: Ndaloni lojërat! Mos bëni pazare me Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore!
E Premte 22 Maj 2020, 11:11
Dritare.net
Ambasadorja Yuri Kim ka shkuar sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ku ka dhënë një mesazh të fortë. Kim tha sot se, pa Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi nuk ka anëtarësim në BE, të Shqipërisë. Ambasadorja ka bërë thirrje që të mos luhet me këto reforma.
“SHBA-të duan të njëjtën gjë si shqiptarët. Duan që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së. S’mund të jeni në BE, pa Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore. Me këto të dyja nuk bëhen pazare. Ndaj ndaloni lojërat. Është koha të realizohet Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi, sic drejteuesit i kanë drejtuar popullit shqiptar, ashtu sikundër populli shqiptar pret.",- tha Kim ndër të tjera./K.C/dritare.net