
Memet pushtojnë rrjetin për çmimin e trajtimit të Ermal Mamaqit!
E Shtunë 5 Dhjetor 2020, 16:04
Dritare.net
Ermal Mamaqi është vënë në fokus të mediave online ditët e fundit, pasi publikoi një program të tijin, “Si të behësh i suksesshëm”. Prej vitesh Mamaqi, është pjesë e rrugës së biznesit, ndërsa së fundmi fokusi i tij është të bëhet trajner.
Ajo që ra në sy për këtë trajtim të tijin, ishte çmimi që sipas Ermalit ndonëse kushton 7,890 euro, vlen rreth 40 mijë euro. Meme të shumta kanë shigjetuar aktorin, jo vetëm për çmimin, por edhe aftësinë e tij për të tilla trajnime. Ndërsa sot, Ermali u është përgjigjur të gjitha kritikave duke thënë se, ai vetë është trajnuar nga sipërmarrësi i njohur shqiptar, Vasil Naçi, por dhe nga Tony Robbins, Brian Tracy. Ja disa nga memet që qarkullojnë në rrjet./L.F-dritare.net

















