
Ermal Mamaqi ka një mesazh për të gjithë ata që e kritikuan për trajnimin!
Dritare.net
Ditët e fundit aktori i humorit dhe moderatori, Ermal Mamaqi është vendosur në qendër të kritikave, pasi ofroi trajnim: “Si të behësh i suksesshëm” me pagesë që ishte mbi 17 mijë euro në vit. Ndërsa në media qarkulloi shifra 24 mijë euro.
Meme të shumta kanë shigjetuar aktorin, jo vetëm për çmimin, por edhe aftësinë e tij për të tilla trajnime.
Ndërsa sot, Ermali u është përgjigjur të gjitha kritikave duke thënë se, ai vetë është trajnuar nga sipërmarrësi i njohur shqiptar, Vasil Naçi, por dhe nga Tony Robbins, Brian Tracy. Më poshtë reagimi i Ermalit!
“Ne Shqiptarët jemi Fantastik.
Nëse merresh me drogë, bën vrasje, vjedhje, korrupsion për ty thonë, "Hallall ja boftë Zoti".
Ama nëse mbledh disa njerëz dhe ndan me ta se si të tjerët mund të prodhojnë sukses, atëherë ke bërë Blasfemi, dhe do vendosesh në shënjestër.
E para Trajnimi 1 Vit për Sukses kushton 7,890 + Tvsh por Vlen më shumë se 39.000 euro(link në bio). Vetëm 1 nga Trajnimet e Biznesit që kam bërë kushton mbi 10K.
Është një Paketë me trajnime nga me të ndryshmet dhe përbëhet nga disa nga profesionistët e Shitjes, Marketigut, Meditimit dhe Vetëzhvillimit. Dhe takimet me mua dhe Profesorët janë çdo javë.
Qesha shume dje me miqtë e mi…
Për ju që nuk e dini, kam mbi 10 vjet që studioj këtë Filozofi të Vetëzhvillimit dhe Motivimit. Jam trajnuar, Çertifikuar nga njerëz që janë Autoritet në këtë industri, që nga Vasil Naci e deri te më të mirët e Planetit, si Tony Robbins, Brian Tracy etj. Uroj të çliroheni nga ky ankth që ju ka kapur nga kjo që po bëj, pasi duhet të kuptoni që asgjë e keqe nuk do t'ju vijë…
Është si të mërzitesh për dikë që mbledh disa profesor kuzhine dhe bën një kurs për gatimin. Ju tregoj një fakt personal…
Në të gjithë punët që kam bërë kryesisht artistike kam vendosur gjithmonë një sukses ose rekord dhe gjithmonë në fillim dikush ose të gjithë thonë Parullën : U bo ky…Ky që ishte kamarier, ose ky që ishte DJ.
Dhe e thonë si të ishte turp. Në fakt për mua është krenari dhe një nga pikat më të forta që provoj që këto formula suksesi që mësojmë, funksionojnë. Dhe në fakt 98% e njerëzve të suksesshëm dhe të pasur vijnë nga 0. Dikush që është shumë i pasur, nuk di si të flasë në publik. (këtë mësojmë ne)
Dikush ka shumë vlera/aftësi dhe nuk di si t'i shesë ose të prodhojë biznes. (këtë mesojmë ne)
Dikush do të mësojë si ta fillojë rrugën e përmirësimit. (këtë mësojmë ne)
Dikush do të mësojë si jetë i lumtur me atë që ka. (këtë mësojmë ne) Një trajnim që ka transformuar jetët e më shumë se 2000 Personave.
Shihemi në majë të suksesit..”/K.C/dritare.net

















