
Më rrahën, më torturuan! Dëshmitari: Më morën peng pas takimit me Azem Hajdarin!
Dritare.net
Dëshmitari Bajram Mustafa, i ftuar në emisionin Deklaog me Roland Qafokun në Dritare TV, rrëfen për herë të parë publikisht një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur në muajin shtator, rreth vitit 1998. Ai tregon se është rrëmbyer dhe torturuar në mënyrë brutale në Pukë nga persona të panjohur, të cilët e kanë marrë me forcë, dhe e kanë çuar në një vend të largët. Gjatë rrëmbimit, është qëlluar me armë dhe është keqtrajtuar fizikisht me mjete të forta.
Sipas dëshmitarit arsyeja ishte për të zbuluar çfarë i kishte thënë Azem Hajdari, pak kohë para se ai të vritej. Pasi Bajram Mustafa e kishte takuar.
Dëshmitari tregon se i ishte kërkuar të zbulonte një emër konkret dhe për këtë, ishte masakruar rëndë.
Ai është mbrojtur duke i thënë personave që e kishin marrë peng se i vetmi mesazh që kishte marrë nga Azem Hajdari ishte një porosi për t’i çuar përshëndetje një kushëriri të tij, Bedri Hajdarit. Kjo porosi, siç shprehet ai, kishte për qëllim pajtimin midis tyre.
Ai thekson se bisedën e vërtet e dinin vetëm Azem Hajdari, gruaja e tij Fatmira dhe fëmijët që ndodheshin aty por nuk vendos ta bëjë publike.
Pas lirimit, i masakruar dhe i tronditur, dëshmitari tregon se shkoi menjëherë në polici për të bërë denoncimin, por nuk i tha të vërtetën nga frika. Edhe pse u bë ekspertiza e makinës dhe e vendngjarjes, hetimi nuk pati asnjë rezultat.
Ai deklaron se ky është rrëfimi i tij i parë publik për një ngjarje që ka mbajtur përbrenda për më shumë se 25 vjet./E.P-dritare.net

















