Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marco dhe Alina nga Gjermania, vijnë në Roshnik për të bërë lakror

Marco dhe Alina nga Gjermania, vijnë në Roshnik për të

E kujt ia merrte mendja që do vinte një ditë që turistët e huaj do i zbulonin para nesh fshatrat e mrekullueshme që ka Shqipëria. Vitet e fundit kjo po ndodh. Të huajt që preferojnë qetësinë dhe rehatinë po vizitojnë gjithnjë e më shumë fshatrat se qendrat urbane.

Marco dhe Alina nga Gjermania, vijnë në Roshnik për të

Një fshat që ta ka ënda është Roshniku në Berat. I gjithë viti në Roshnik është i rezervuar. Turistët tanimë kanë edhe një mundësi tjetër, që përveçse turistët të vizitojnë bujtinën, mund të futen në kuzhinë e të mësojnë.

Marco dhe Alina nga Gjermania, vijnë në Roshnik për të

Kështu bënë Marco dhe Alina, vëlla e motër, u futën në kuzhinën dhe gatuan lakror me zonjën Lumturie. Ndërsa hapnin petët, Marco dhe Alina në tregojnë se përse e vizituan Shqipërinë, vendin që atyre u fal siguri dhe rehati.


“Kjo është hera jonë e parë në Shqipëri. Dy miqtë tanë na treguan për Shqipërinë. Është një vend i bukur dhe njerëzit janë shumë të mirë. Deri tani kemi vizituar vetëm Beratin. Na pëlqen shumë si vend dhe njerëzit janë miqësore. Roshniku duket autentik, i vogël, me natyrë të mrekullueshme. Ndihemi të sigurt dhe rehat në Shqipëri", tregojnë dy turistët gjermanë për gazetaren Marina Kërçeli./K.C/dritare.net