Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mandati i Olta Xhaçkës! Pas BE-së reagon edhe SHBA!

Mandati i Olta Xhaçkës! Pas BE-së reagon edhe SHBA!

Mandati i deputetes Olta Xhaçka ka shkaktuar diskutime të shumta në politikën shqiptare prej muajsh, pasi opozita kërkon që të shqyrtohet në Gjykatë Kushtetuese. Sot ka reaguar BE, pasi PS refuzon që mandati i Xhaçkës të dërgohet në gjykatë. Po ashtu ka reaguar edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë, ku përmes një postimi zyrtar shprehet:

"Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian për vendimin e djeshëm në parlamentin e Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Siç vuri në dukje kryeparlamentari së fundmi, marrja e hapave të nevojshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përgjegjësi thelbësore e Parlamentit dhe është gjithashtu thelbësore për parimin e ndarjes së pushteteve. Qeveria dhe institucionet duhet t’u përmbahen rregulloreve, ligjeve, vendimeve gjyqësore dhe kushtetutës – të gjitha këto janë vendosur për të siguruar që një sistem demokratik të jetë i shëndetshëm dhe i lulëzuar"./ M.K-dritare.net