Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Luftë në Velipojë/ Pas një sherri për pronat, vriten 4 persona. Mes tyre një 20-vjeçar!

Luftë në Velipojë/ Pas një sherri për pronat, vriten 4

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën mesnatën e shkuar. Në plazhin e Velipojës pas një sherri kanë mbetur të vdekur 4 persona. 2 të tjerë janë të plagosur.

Viktimat janë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli punonjësi i shezlongëve, 20 vjeç. Të plagosur kanë mbetur, Hasan Ferracaku 54 vjeç, si dhe Elmilind Dyli 24 vjeç.

Shkak i kësaj ngjarjeje sipas drejtorit të Policisë Shkodër, ishte pronësia në plazh e dy familjeve të përfshira në konflikt.

“Ngjarja ka ndodhur në ambientet të jashtëm të hotel Gocaj ku për shkak të konflikti me armë të çastit dhe për motive të dobëta. Motive të dobëta, duhet të them për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet ose mbi sipërfaqet e rërës që shfrytëzohen për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve.

Policia ka marrë masa dhe ka mbërritur në vendngjarje. Në ngjarje janë përfshirë më shumë se sa një armë. Një pistoletë është sekuestruar. Janë sekuestruar një numër kamerash sigurie. Shumë shpejt do të ketë persona të arrestuar”, tha Niko Brahimaj./L.F-dritare.net