Letra e opozitës për ODIHR, Gjiknuri: Nuk firmos letra të njëanshme
E Martë 22 Shtator 2020, 13:01
Dritare.net
Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri e ka quajtur letrën e opozitës për ODIHR, si një letër të njëanshme dhe retorikë politike.
Në mbledhjen e radhës së këshillit politik Gjiknuri u shpreh se nuk mund të firmos letra të njëanshme, të cilat në këndvështrimin e tij janë vijim i retorikës politike.
Gjiknuri kërkoi nga opozita e bashkuar të sjellë një draft propozim konkret.
“ODIHR i drejtohemi vetëm me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete për amendamentet. Tek ODIHR drejtohemi për mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshje teorike. Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion për çështje të administrimit zgjedhor”, -mësohet të jetë shprehur Gjiknuri në mbledhjen e Këshillit politik./ I.M-Dritare.net