Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lagjja e vrasjeve/ 4 të vrarë për dy muaj në Nishtulla të Durrësit!

Lagjja e vrasjeve/ 4 të vrarë për dy muaj në Nishtulla

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e hënë pranë tregut të makinave në Nishtulla të Durrësit.

Dy vëllezërit, Besmir dhe Viktor Haxhia janë ekzekutuar mesditën e së hënës me breshëri automatiku, ndërsa të dy kanë mbetur të vdekur në vend.

Lagjja e vrasjeve/ 4 të vrarë për dy muaj në Nishtulla
Besmir dhe Viktor Haxhia

Dy vëllezërit po udhëtonin me një makinë, ndërsa janë zënë në pritë nga atentatorët, që pas vrasjes janë larguar në drejtim të paditur.

Por, lagjja Nishtulla në Durrës, është bërë skenë krimi edhe me 2 mars, ku në një atentat mafioz janë vrarë Dori Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Lagjja e vrasjeve/ 4 të vrarë për dy muaj në Nishtulla
Foto nga viktimat e 2 marsit, Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza

Dy të rinjtë u qëlluan me armë pasditen e 2 marsit, teksa udhëtonin me makinën e tyre./ I.M-Dritare.net