Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën për Becchetin, Balla: Kryeministri nuk vjen për të sqaruar shpifje!

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën për Becchetin, Balla:

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi sërish sot interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me Becchetin.

Ministri i Shtetit, Taulant Balla tha se kryeministri e ka të pamundur për shkak të agjendës dhe se interpelanca po përqendrohet tek shpifja.

“Po kërkoni kryeministrin të sqarojë një shpifje, nuk mund të ndodhë. Bëhet fjalë për një lajm të rremë. Ma gjeni në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë se ku qëndron detyrimi i tij të paraqitet dhe te sqarojë një gjë të pavërtetë”- tha Balla.

Bardhi doli në foltore për të mbrojtur kërkesën për interpelancë:

"Pastaj ju nëse doni rrëzojeni me votë siç ju ka urdhëruar në X, vëllai i Olsit, Edi Rama. Ju kanë marrë lekët pa ju pyetur dhe përmbaruesit po bëjnë planin si t'i shpërndajë. Aktualisht që flasim 130 mln euro të shtetit shqiptar ndodhen në llogarinë bankare të përmbaruesit gjyqësor. Nuk janë më në zotërim të shtetit. Mos më thoni që nuk ka fakte e prova. Bëni transparencë", tha Bardhi./E.P-dritare.net