Spiropali i përgjigjet Bardhit: Interpelanca duhet të bazohet në të vërteta jo në propagandë!
Dritare.net
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali iu përgjigj Gazment Bardhit lidhur me interpelancën e kërkuar nga ky i fundit me kryeministrin Rama për Francesco Becchettin. Kryetarja e Kuvendit tha se interpelanca duhet të bazohet në rregulloren e Kuvendit.
“Interpelanca duhet të bazohet në të vërteta jo në propagandë. Kryetari i Kuvendit ka të drejtë të mos e përfshijë interpelancë në rend dite për çështje që nuk janë në përgjegjësi të këshillit të ministrave. Jemi të gatshëm në çdo kohë, sillni interpelanca që janë sipas rregullore së Kuvendit.
Mos merrni gjëra të pathëna, që nuk bazohen në dokumente të shtetit shqiptar. Do trajtohen interpelanca të bazuar në fakte për interesin publik”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit zonja Elisa Spiropali./L.F-dritare.net