Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush ishte Krokodil Kladha, strategu shqiptar që sfidoi Perandorinë Osmane!

Kush ishte Krokodil Kladha, strategu shqiptar që sfidoi Perandorinë

Krokodil Kladha (në burimet e kohës: Krokodeilos Kladas) ishte një komandant shqiptar nga Çamëria, i njohur për shërbimin e tij si stratiot në ushtrinë e Republikës së Venedikut në Peloponez gjatë shekullit XV. Ai u dallua për aftësitë luftarake dhe guximin në betejat kundër osmanëve.

Kur Venediku bëri paqe me Perandorinë Osmane, Kladha refuzoi t’i dorëzohej armikut dhe vijoi luftën si udhëheqës i pavarur, duke sulmuar garnizonet osmane në More dhe në bregdetin shqiptar.

I kapur më vonë nga osmanët, u shpëtua nga venecianët dhe u dërgua në Mbretërinë e Napolit. Në vitin 1481, me mbështetjen e mbretit napolitan, ai u kthye në Shqipëri së bashku me Gjon Kastriotin dhe Muzakën, duke çliruar kështjellën e Himarës dhe duke shpartalluar një ushtri të madhe osmane.

Sipas burimeve, pas disa viteve të tjera luftimesh, Kladha u vra nga osmanët dhe trupi i tij u copëtua – një fund tragjik për një nga luftëtarët më të njohur shqiptarw te Mesjetes./dritare.net