Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është Albana Koçiu, ministrja e re e Shëndetësisë!

Kush është Albana Koçiu, ministrja e re e

Albana Koçiu është propozuar nga kryeministri Edi Rama për detyrën e Ministres së Shëndetësisë. Koçiu është Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike (DAP), post ky që mban prej vitit 2013.

Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës. Ajo ka një eksperience 18-vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore. Në DAP, Koçiu kryeson në nivel teknik procesin e Reformës së Administratës Publike, si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian./K.C/dritare.net